12 tetor 2015 – Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ndonëse Prokuroria kërkoi pesë vite burg, që do të uleshin në 3.4 pas gjykimit të shkurtuar, Gjykata e liroi plotësisht nga akuzat ish-guvernatorin.
Fullani akuzohej për shpërdorim detyre në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit, që u zbulua verën e 2014-s.
/portali DurresLajm/





