12 tetor 2014 – Gjatë kohës që në "Elbasan Arena" pritej të niste sfida eleminatore mes Shqipërisë dhe Danimarkës, tregu i zi me biletat po bënte kërdinë jashtë stadiumit, me shitjen e biletave me çmime të kripura, ndryshe nga ai real.

Problemi i biletave për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë ka qënë në fokus edhe gjatë këtyre ditëve, pasi tifozë të ardhur nga qytete të ndryshme, madje edhe nga Kosova, kanë pritur me orë të tëra shitjen e tyre.
Kapaciteti i vogël i "Elbasan Arena" dhe interesimi i madh i tifozëve shqiptarë për të ndjekur nga afër këtë ndeshje, ka bërë që fenomeni i shitjes së biletave në tregun e zi, të jetë i pranishëm jashtë impiantit.
Një video e cila po qarkullon në Youtube, tregon momentin e shitjes së këtyre biletave në tregun e zi, të cilat shkojnë deri në 40 euro.