Një politikan i lartë shqiptar del bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (1944÷1991) ka publikuar një raport të ri, duke hedhur dyshime se një politikan ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.
Me anë të një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit shkruan se janë ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik.
Politikani, i identifikuar me iniciale I. M., rezulton se ka dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
“Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.
Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin në fjalë. Ngërçi e vë institucionin në pozitën që, një vendim i tij në përgjigje të kërkesës institucionale, deklaron se subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë se figurës së tij nga komisione të mëhershme verifikuese”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:





