Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren” e akuzuar për dhunë ndaj një fëmije 3 vjeç, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.Shabani, në këtë kërkesë apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, që la atë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ish-gazetarja u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan nga babai i fëmijës pasi kishte vërejtur shenja dhunë në trupin e djalit. Pas kësaj, dhuna e ushtruar nga Shabani u dokumentua edhe nga kamerat e fshehta.





