Edi Rama:
I rikthehemi daljes së të dhenave. Nuk flas për sistemin e IT-së, sepse ajo është nën hetim dhe shpresoj të ketë së shpejti rezultate domethënëse, por flas për sistemin e pagave.
Dalja e këtyre të dhënave ka ndihmuar të kemi qartësi. I është drejtuar një letër të gjithë atyre që në deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për një pasaktësi që fsheh evazion dhe i është kërkuar që të ndërhyjnë për të rreulluar deklarimin deri në 20 janar kur deklarohen pagat e punonjësve.
Mosdeklarimi i pagave përbën një shjkelje administrative. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga drejtoria e tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin. Por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë kemi të bëjmë me një grabitje.
Kemi dhe temën e dhenies së pagave ashtu sicc deklarohen. Ka raste abuzive me pagën minimale. Edhe këtu ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme , duke shkuar deri në sanksione për abuzuesit me pagat e punonjësve.
Këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi me njëri-tjetrin. Duam ta dëgjojmë njeri-tjetrin më shumë.