7 qershor 2015 – Pjerin Xhuvani, drejtor në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, është lënë nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, duke përfituar një shumë parash prej mbi 50 milionë lekë me barnat e rimbursueshme. Bashkë me të edhe administratori i farmacive, Hysni Roçi, të akuzuar si organizatorët e skemës së mashtrimit.
Për farmacistët dhe zyrtarët e tjerë u lanë masa më të lehta sigurie. Xhuvani ishte kryetar i LSI-së së degës së Elbasanit, por pas zbulimit të skandalit, Lëvizja Socialiste për Integrim e shkarkoi atë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





