Ambasadorja Amerikane në vendin tonë, Yuri Kim thotë se mirëpret zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.
Kim deklaron se SHBA është duke e ndjekur nga afër këtë çështje.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Do ta monitorojmë nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”, shprehet Yuri Kim në rrjetet sociale.





