SPAK ka nisur verifikimet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.
Ka qenë deputeti i PD-së Gazment Bardhi i cili i kërkoi SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.
Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.
Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.