Pas publikimit të skandalit me të dhënat e qytetarëve që lidhet me databazën për pagat mujore, Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi.
Mësohet se verifikimet kanë nisur pas një ankese të një grupi qytetarësh për nxjerrje te dhënash.
Prej disa ditësh në whatsapp janë duke u shpërndarë të dhënat e qytetarëve, përfshirë edhe pagën që ata marrin, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat.
Ky është skandali i dytë që ndodh me të dhënat e qytetarëve, pas database së shpërndarë para zgjedhjeve, e cila dyshohet se ishte ndërtuar nga PS, ku individëve iu shënohej edhe përkatësia politike.