Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestrimin për pronën në Durrës, e cila ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e qytetit bregdetar ka vërtetuar se për ndërtimin e pronës është marrë leje, për 9 kate dhe 1 nëntokë, por firma e ndërtimit dhe ALUIZNI kanë bërë procedura për të ndërtuar 10 kate dhe 1 tjetër nëntokë.

Për këtë gjë gjykata ka sekuestruar sot pronën si dhe ka nisur gjykimin për firmën ndërtuese që akuzohet për konsumimin e veprës penale "Ndërtim i paligjshëm".

Njoftimi:

Sot me date 30.03.2018 u mor vendimi nga Gjykata e rrethit Gjyqesor Durres per vendosjen e sekuestros preventive mbi pasurine objekt 9 kate mbi toke+ 1 kat nen toke, ndodhur te Zona Kadastrale 8518, ne Lagjen nr.13, Plazh Durres, pasi subjekti Braka Konstruksion shpk dyshohet per vepren penale te “Ndertimit te paligjshem” kryer me qellim fitimi, dhe “Falsifikimit te dokumentave”, parashikuar nga nenet 199/a-3 dhe 186 te Kodit Penal.