Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen sot, tre ditë pas rrjedhjes së disa databazave me të dhëna sensitive të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë.

Mësohet se Drejtori i Sistemit Informatik është vënë tashmë në dispozicion të hetimeve.

Kujtojmë se deri tani janë tre databaza që kanë rrjedhur, dhe dyshohet se informacionet për dy prej tyre kanë dalë nga sistemi i Tatimeve.