05 janar 2015 – Një grua ka denoncuar për abuzime seksuale fëmijën e tretë të Mbretëreshë Elisabet të Anglisë. Denoncimi është bërë në Amerikë nga 29-vjeçarja, Virginia Roberts, e cila thotë se financieri amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për pedofili në 2008 kishte krijuar një rrjet prostitucioni.
Ngjarjet kanë ndodhur rreth 14 vjet më parë, ku Roberts ishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me princin. Tabloidi Mirror raporton se Jeffrey Epstein dyshohet t’i ketë dhënë 10 mijë sterlina Virginia Roberts për tre takimet e saj seksuale me princin Andrea.
“ Nuk bëhet fjalë për dhunë seksuale, por as çështje ndjenjash. Ishte diçka si të thuash, hajde të bëjmë atë që duhet bërë”,- ka treguar Roberts duke shpjeguar se takimi i saj i parë u realizua rreth 14 vjet më parë, gjatë një udhëtimi në Londër se bashku me Epstein. Atë kohë, Virginia sapo kishte mbushur 15 vjeç. Princi dhe e mitura kishin shkuar për tu argëtuar në lokalin e natës ‘Tramp’.
“ Më ofroi një kokteil dhe më kërkoi që të vallëzoja. Gjatë këtyre momenteve më preku gjoksin dhe të pasmet”,- ka treguar Virginia sipas tabloidit. Në fund të mbrëmjes ata kanë shkuar në shtëpinë e mikes së tyre të përbashkët Ghislaine Maxëell, kur ka ndodhur edhe raporti i parë seksual. Takimi i dytë u zhvillua për pashkët në New York. Dhe pastaj takimi i tretë dhe i fundit ishte një akt orgjie, në ishullin privat të Epsteinit.





