Dy persona janë arrestuar pas skandalit të publikimit të listës së pagave dhe të dhënave personale të mbi 600 mijë qytetarëve. Nga hetimi ka rezultuar se kanë nxjerrë nga sistemi listat me pagat e 690 mijë qytetarëve.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 mijë qytetarëve punonjës të administratës publike apo bizneseve private në vend. Prokuroria ka mundur të identifikojë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.
Skandali thellohet edhe më shumë, përderisa prokuropria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndarë në mënyrë të pautorizuar listëpagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazën me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit, mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.