Gjykata e Apelit e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”për ish-zyrtarët e lartë të akuzuar për shpërdorimin e fondit prej 5 miliardë lekësh të rrugës Elbasan –Gjinar.

Dashamir Xhika ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Agron Hysa administrator i firmës ndërtuese; Andi Toma ish-drejtues; Rexhep Tarka mbikëqyrës i punimeve, kanë mbetur në burg ndërsa në detyrim paraqitje është lënë Kujtim Hysa.

Të pandehurit kërkuan detyrim paraqitje para oficerit te policisë gjyqësore me pretendimin për pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së Elbasanit. Prokurori kërkoi arrest me burg për të katër personat e mësipërm, ndërsa detyrim paraqitje për Kujtim Hysin dhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për Rezarta Tocin. Të njëjtën masë la në fuqi gjykata.

K.H.