FIFA ka ndërhyrë me mekanizmat e saj në Federatën e Futbollit në Uruguai, pasi kërkon që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme për kreun e ri të Federatës.
Në një letër drejtuar uruguaianëve, FIFA bën me dije se do të marrë përsipër drejtimin dhe organizimin e punës në federatë. Ndërhyrja e FIFA-s ka ardhur për shkak të dorëheqjes së papritur të Vilmar Valdez dhe debateve në lidhje me vlefshmërinë e kandidaturave të reja.
Valdez dha dorëheqjen pas shfaqjes së regjistrimeve telefonike që mund të futin në telashe shumë zyrtarë, sepse bëhet fjalë për dhënie ryshfetesh, korrupsion dhe shantazh.
Në këtë situatë, trajneri legjendar Oskar Tabarez nuk ka firmosur ende kontratë të re dhe kombëtarja do të drejtohet përkohësisht nga Fabian Koito, trajner i Uruguait U-20.





