Bashkimi Europian i ka dhënë një ultimatum rrjetit të njohur Facebook për t’ju përgjigjur çështjeve të ngritura pas skandalit të përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA, ka vënë në lëvizje shtetet që të nisin zyrtarisht hetimet.

Një kopje e letrës që BE-ja i ka dërguar Facebook-ut është siguruar nga AFP. “A rrezikohen të dhënat e qytetarëve të BE nga skandali i kohëve të fundit?”, shkruan Komisionerja evropiane për Drejtësi, Vera Jourova. “Do të doja një përgjigje në dy javët e ardhshme,”- shton ajo, siç shkruan “La Stampa”.

Letra mësohet të ketë mbërritur në adresën e drejtorit operativ të Facebook, Sheryl Sandberg. Këtij të fundit i janë kërkuar edhe informacione mbi masat që do të ndërmarrë kompania për të shmangur një skandal të ngjashëm në të ardhmen. Komisionerja pyet nëse janë të nevojshme rregulla më të rrepta për platformat e mediave sociale.