“Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet VAR”, bënte shaka Ançeloti, në një konferencë për shtyp këtë verë. Dhe duhet thënë: Edhe për të fituar Superkupën e Holandës.Po, sepse në trofeun që ngriti siparin e sezonit mbrëmjen e së shtunës, përdorimi i moviolës në fushë mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë Fejnordit, që megjithatë, në fund arriti ta ngrinte trofeun falë penalltive dhe pritjeve të Xhonsit. Klubi nga Roterdami i shënoi Viteshes në minutën e 7-të, por në fillim të pjesës së dytë, Ahmadi pengohet në zonën e Fejnordit nga Matavz.Viteshe kërkon penallti, por arbitri vijon lojën.
VAR-i hyn në aksion duke vlerësuar episodin, por loja vijon dhe nga ana tjetër Jorgensen shënon golin e dytë. Pas dy minutave vjen përgjigja: ishte penallti për Viteshen. Arbitri anulon golin e Fejnordit dhe Butner barazon nga penalltia. Përfundon 1-1 dhe shkohet tek penalltitë.