Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias u disktua në “Studio Live”.
Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drejt divorcit në mënyrë instituiconale, por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretërore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj.
“Do të shkonin në një proces divorci të dakordësuar mes të dyve.
Fatkeqësisht kjo situatë pasi ishte nënshkruar dhe noterizuar, situata agravoi dhe para disa muajve princi për të mos lënë asnjë mundësi për përkeqësim u largua nga rezidenca dhe e gjitha ka qenë në dispozicion të vajzës, zonjës Elia dhe gjithë familjes Zaharia.
Sipas kontratës Princi kishte të drejtë të shkonte çdo ditë të takonte vajzën nga dy orë. Por kohët e fundit krijoheshin lloj-lloj pretekstesh për të mos e takuar.
Kjo nuk ishte normale kur kishin rënë dakord për takim të përditshëm. Dhe sikurse thashë u përkeqësua”, tha Spahia.
Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.