Djali 27-vjeçar i princeshës norvegjeze Mette-Marit, gruaja e princit të kurorës Haakon, u arrestua gjatë fundjavës pasi u akuzua për sulm ndaj një gruaje.
Marius Borg Hoiby lindi në vitin 1997 nga një lidhje para martesës së princeshës me mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në vitin 2001, sipas medias së huaj.
Një fakt që hedh detaje të reja mbi familjen mbretërore pas skandalit që pak javë më parë përfshiu Princeshën Martha Louise, e cila u vu nën hetim për përdorimin e titullit të saj për qëllime tregtare.
Policia tha se ata u thirrën në një adresë në Oslo pas një sherri natën vonë në një apartament. Një 20-vjeçar u arrestua për ngjarjen dhe u lirua të nesërmen, tha policia në një deklaratë.
“Meqenëse është bërë e ditur nga disa media se ky (person) është Marius Borg Hoiby, policia konfirmon se ai është i dyshuar”, thuhet në deklaratë.
I riu, i cili mësohet se kishte njohje me të plagosurin, është vendosur në izolim dhe është bërë analiza e gjakut për të zbuluar nëse ishte nën efektin e drogës. Familja mbretërore nuk ka komentuar mbi incidentin.
Hoiby u rrit nga Mette-Marit dhe Haakon së bashku me gjysmëvëllezërit e tij, princeshën 20-vjeçare Ingrid Alexandra dhe princin 18-vjeçar Sverre Magnus, por ndryshe nga ata ai nuk ka asnjë rol zyrtar publik.