Në Itali vijon të gëlojnë lajmet se Interi është favorizuar nga gjyqtarët në sezonin 2024-2025, pas skandalit që prokuroria ka zbuluar në lidhje me dizenjatorin e arbitrave, Gianluca Rocchi.Por ish-trajneri zikaltër, Simone Inzaghi, nuk është dakord. Aktualisht në Arabinë Saudite me Al Hilal, ai sqaroi qëndrimin e tij në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me hetimin që ka përfshirë botën e gjyqtarëve.Akuzat kundër ish-dizenjatorit të gjyqtarëve të AIA-s, Gianluca Rocchi, flasin për “gjyqtarë të favorizuar nga Interi” dhe përcaktime “të fiksuara” ose “të hijezuara”, që i sjellin dobi klubit.
“Hetimi më tronditi. Interi humbi disa pikë në sezonin e kaluar për shkak të gabimeve të arbitrit. Kampionatin, Superkupën… Është e habitshme të përfshihesh në një histori në të cilën u penalizuam dhe nuk u favorizuam.Në rregull, por si mund të mendosh për një komplot? Ka qenë një sezon katastrofik për ne. Gjithmonë kam pasur respekt të madh për punën e gjyqtarëve dhe nuk dua të flas për Napolin, i cili fitoi Serinë A, sinqerisht. Mua më mbetet ndjenja se diçka na është marrë. Nuk po akuzoj askënd dhe nuk dyshoj në mirëbesimin e tyre. Le të themi vetëm se nuk ishim me fat, gjithçka shkoi kundër nesh, edhe nëse do të ishim ne fajtorë. Ka ende një zhgënjim që nuk do të zhduket: humbja e titullit me një pikë është e dhimbshme”, përfundoi Inzaghi.





