Aktori britanik Martin Clunes, në një intervistë të fundit ka dhënë versionin e tij për skandalin e Harvey Weinstein.
55-vjeçari i njohur më së shumti për rolin e protagonistit në serialin televiziv “Doc Martin”, ka punuar me producentin amerikan për filmin “Shakespeare In Love”. Clunes thotë se nuk janë të pafajshme të gjitha ato që shkelin në studiot e Hollivudit dhe, pa thene emra, u shpreh se disa aktore flirtojnë hapur me producentët, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë në karrierë.
“Një pjesë e tyre praktikisht i kam parë të shtrihen mbi të në një klub. Nëse do t’ua kisha bërë unë atyre një gjë të tillë, nuk e di si do shkonte kjo punë. Nuk është risi për asnjeri që këto grabitqarë lejojnë ca gjëra të ndodhin. Sigurisht, e gjitha është padyshim e kobshme; është një formë prostitucioni, hilja më e vjetër që ekziston”, tha Clunes gjatë një eventi bamirësie në Londër.
Akuzat ndaj Weinstein, të ngritura nga dhjetëra gra mes të cilave edhe aktore të famshme, nisin që nga masazhet intime e deri tek përdhunimi.





