15 maj 2015 – Qytetarët denoncojnë skandalin në spitalin e Lushnjës. Një i sëmurë transportohet për në urgjencë jo me autoambulancë, por me kamion. Familjarët e tij kanë marrë një mjet të rastit që ta përdornin për dërgimin e të sëmurit në spital, me barelë, pasi thirrjes së tyre për ndihmë nuk i janë përgjigjur.

Duke denoncuar me foto këtë skandal, qytetarët i kërkojnë ministrisë së Shëndetësisë marrjen e masave urgjente.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”