3 dhjetor 2013- Në një mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar kreun e Gjykatës së Pukës. Mbrëmjen e sotme, KLD ka shkarkuar Shtjefën Lleshin. Kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi është përmëndur në një video në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për marrjen e një shumë parash, kundrejt lirimit të disa të pandehurve.Z. Lleshi akuzohet për korrupsion, ndërsa pas shkarkimit të tij si kreu i gjykatës, ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij si një gjyqtar i thjeshtë. Vetë gjyqtari Lleshi e ka cilësuar videon ku përmendet emri i tij si një sajesë.

“Them publikisht dhe shpreh indinjatën e thellë pasi është përdorur emri i kryetarit të Gjykatës për vendimet e masave të sigurimit të dhënë nga ana ime. Ato janë publike dhe të formës së prerë dhe nuk ka pasur as ndikim, e ankim nga palët për to”, është shprehur më herët Lleshi.