Kosova më 5 shtator përballet me Finlandën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018. Kompanitë e basteve, duke marrë parasysh që kjo është ndeshja e parë në një Kupë Bote, i kanë vënë koeficent 7 fitores skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki.

Por në Serbi vazhdojnë skandalet, ku në një pikë basti atje nuk bie në sy numri i koeficentëve të ndeshjes, por emri se si është paraqitur Kosova.

Në këtë pikë bastesh Kosova është quajtur “Kosova është Serbi”.