U mbajt këtë të mërkurë në GJKKO seanca për skandalin në Spitalin Onkologjik. Në përfundim të seancës trupa e gjyqtarëve vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë të përcaktuara më herët.

Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes ‘Onokolgjiku’

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie”

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje”

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje”

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje”

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje”

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje”

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

Mjekët akuzohen se nuk i ofronin shërbim pacientëve të diagnostifikuar me sëmundje tumoriale në mënyrë që ata të orientoheshin drejt privatit.