Pas zbulimit të skandalit “Panama Papers”, autoritetet në të gjithë botën janë vënë nën trysni për të vepruar, pasi një numër i madh dokumentesh të publikuara nga mediat perëndimore, zbuluan se si të pasurit dhe të fuqishmit përdorin parajsat fiskale për të fshehur paratë e tyre.
Që prej zbulimeve të para në orët e vona të së dielës, një numër i madh hetimesh kanë nisur mes të tjerëve, nga autoritetet në Austri, Holandë, Australi.
Zyra e tatimeve në Australi deklaroi se do të verë në shënjestër mbi 800 klientë të pasur të kancelarisë në “Mossack Fonseca” në Panama për mundësinë e evazionit fiskal.
Gjithashtu edhe Britania e Madhe, Franca dhe Meksika u zotuan të hetojnë për raste të mundshme evazioni fiskal.