Brazil, 6 korrik 2014 – Familja e lojtarit Neymar është në telashe. Babai i tij dhe vëllai, Roberto de Assis, sipas asaj që raporton e përditshmja “Folha de Sao Paolo”, së bashku me emra të tjerë të rëndësishëm, si ish lojtari Junior Baiano, Jarizinho e Carlos Alberto, janë përfshirë në shitjen ilegale të biletave. Kjo ka çuar në arrestimin e algjerianit Mohamadou Lamine Fofana dhe 10 personave të tjerë.
Me sa duket, bashkë me ta është përshirë edhe një anëtar i FIFA-s, i cili duhet t’i ketë furnizuar me bileta. Shuma e fituar mendohet të ketë shkuar në 300 mijë euro në ditë. Tashmë do të dëgjohen të gjithë si dëshmitarë, duke nisur nga Neymar Da Silva e gjithë të tjerët.
Në një nga bisedat telefonike me një nga blerësit e këtyre biletave, ky i fundit siguron se ka parë ndeshjen Brazil-Kili në një nga sektorët më të shtrenjtë të stadiumit Mineirao, pranë babait të Neymar, por një gjë e tillë është mohuar në mënyrë kategorike nga përfaqësuesit ligjorë të këtij të fundit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





