Sot para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti për pak sa nuk ndodhi një skandal tjetër.

Në vend të flamurit të Kosovës, organizator kishin vendosur flamurin e BE-së dhe në videon e publikuar shihet teksa e ndërrojnë pak para nisjes së konferencës për shtyp.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.