Benzema ka qenë në “shkretëtirë ndërkombëtare” prej disa kohësh, nuk është konsideruar në kombëtaren franceze për “Euro 2016” nga trajneri Didier Deschamps, pasi u akuzua në lidhje me një përpjekje të dyshuar për të shantazhuar bashkëlojtarin Valbuena përmes një kasete me përmbajtje seksi. Ndërsa skandali vazhdon më tej, Benzema, që është duke u përgatitur për një finale të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, ndihet i frustruar nga 32-vjeçari i Lyon. “Është me të vërtetë diçka e gabuar me të…
Është e gjitha pjesë e historisë së tij, – tha Benzema për “L’Equipe”. – Kur e dëgjoj të thotë se është gati të luajë me mua përsëri, çuditem pa masë. Po ta dëgjoje atë në fillim, unë e kam kërcënuar, e kam frikësuar, gjithçka që mund të shpikë mendja e tij. Dhe tani dëshiron të luajë me mua! Prej më shumë se një viti e gjysmë jam armiku i tij më i keq, një djalë i keq, një bandit, që duhet të dënohet. Ka hedhur shumë baltë mbi emrin tim dhe të familjes sime, një fëlliqësi. Pothuajse prej dy vitesh jam ndalur të shoh mikun tim më të mirë, Karim Zenati. Nuk e di pse vazhdon të flasë për mua, tashmë. Unë jam armiku i tij, kam dashur të marr para nga ai, me të vërtetë duhet ta ndalojë shpikjen dhe shpifjen. Duhej të tregonte të vërtetën për atë që ndodhi dhe jo të trillonte për të gjitha.”