Pas kërkesës së bërë disa ditë më parë nga Komiteti Olimpik Amerikan, që kërkonte dorëheqjen e gjithë bordit drejtues të Federatës Amerikane të Gjimnastikës, sot ka ardhur reagimi.
Të gjithë drejtuesit e këtij sporti kanë dhënë dorëheqjen, gjë e cila në fakt kishte nisur që 7 ditë më parë, kur u dha dënimi për 175 vite burg për ish-mjekun e kombëtares amerikane Larry Nassar, i akuzuar për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve.
Bordi i Federatës Amerikane të Gjimnastikës ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku kërkonte ndjesë për sa kishte ndodhur, duke u shprehur se pranonte kërkesën e olimpizmit amerikan për t’u dorëhequr.
Tashmë ky sport është nën monitorimin e Komitetit Olimpik Amerikan, që do të analizojë situatën pas skandalit doping dhe do të zhvillojë zgjedhjet e reja, duke shpresuar që të nisë një faqe të re për gjimnastikën amerikane.





