Prej gati një muaji Mali i Zi është tronditur nga skandali që ka përfshirë zyrtarë shtetërore, pas publikimit të disa videove me përmbajtje intime. Pas këtij skandali seksual, nisën edhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Disa video të Mirjana Pajkoviçit, në atë kohë, sekretare e Ministrisë së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Mal të Zi, u publikuan në fillim të vitit, duke tronditur vendin dhe skenën politike. Skandali çoi në dorëheqje, akuza e përfshirje të autoriteteve.

Pajkoviç u dorëhoq nga posti i saj, gjithashtu edhe Dejan Vukshiç ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANS) dhe këshilltar i sigurisë i presidentit të Malit të Zi, u dorëhoq.

Në videot e publikuara, Pajkoviç shfaqet në momente intime me një burrë, dhe akuzat janë ngritur se është  Vukshiç. Po ashtu në mediat online janë publikuar fotografi të saj.

Funksionet publike dhe prania në media sociale

Pajkoviç, pos rolit institucional, ishte tejet e pranishme dhe me emër në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku ndante jetën private e profesionale, dhe jepte komente personale mbi figura publike.

Në vazhdimësi ajo ka bërë thirrje se gratë në politikë shpesh përballen me presion “për të qenë të padukshme” e se pamja e tyre interpretohet padrejtësisht si mungesë e seriozitetit.

Ajo besonte se paraqitja publike është pjesë e përgjegjësisë zyrtare, ka shkruar Slobodna.

Deklaratat e saj vazhdimisht merrnin vëmendje publike.

Videoja virale

Pas skandalit, asaj iu rikthye një video e 2022-tës. Në maj të atij viti, kur ajo ishte pyetur për udhëheqësin e preferuar të Malit të Zi, ishte shprehur Dejan Vukshiç.

Atë kohë, Vukshiç nuk ishte gjerësisht i njohur për publikun. Më pas ai u bë drejtor i ANS-së dhe më vonë edhe këshilltar i presidentit. Ndaj tij, Pajkoviç bëri tri padi në fund të vitit 2025.

Kërcënime e shantazhe

Ajo ishte ankuar në Polici për shpërndarje të paautorizuar të materialeve intime, kërcënime e shantazh, duke thënë se i është ekspozuar për kohë të gjatë presionit. E ka përshkruar publikimin e videove si formë të dhunës dhe shkeljes serioze të të drejtave të njeriut.

Si pjesë të dokumenteve, ajo pati dorëzuar edhe një audioincizim në të cilin thotë se është zëri i Vukshiqit duke e kërcënuar se “për të më nuk ka jetë në Mal të Zi”. Po ashtu ajo ka thënë se ka marrë kërcënime se mund t’i shkatërrohet karriera.

Prokuroria Shtetërore në Podgoricë ka iniciuar dy raste bazuar në kallëzimet penale të paraqitura nga Pajkoviç. Procedurat janë në fazën e hetimeve.