Pas skandalit tek Spitali Onkologjik, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nuk funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

Postimi i Arbi Agalliut:

Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.

Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon.

Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.