Mjekja Alketa Pere pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime. 

Bëhet fjalë për bisedat kur mjekët e Onkologjikut i ruheshin mediave për skemën e zhvatjes së pacientëve me tumor, të cilëve nuk u ofronin shërbimin në privat, por i çonin te klinika private  e mjekut Gashi. 

Pere pretendon se nuk ishte ajo në përgjime, por një Alekta tjetër që është administratorja e spitalit. 

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. S ai përket mesazhit, nuk isha unë alekta, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere. 

Ndërkohë, për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën “detyrim paraqitje”.