Pas skandalit në shërbimin onkologjik, kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të hënë një mbledhje me gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e QSUT-së, ku do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Publikimi i emrave të dosjes “Kobalti”, ku përfshiheshin mjekë, infermierë dhe koordinatorë solli një reagim masiv në rrjete sociale nga qytetarët.