Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas skandalit tek Onkologjiku, ka deklaruar se “përdorimi i uniformave si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun e të sëmurëve, krim kundër njerëzimit”.
Nga QSUT, ku ndodhet në një takim me privatit me shefat e shërbimeve, Rama u shpreh se ‘sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishiom dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit’.
Edi Rama: Duke u përgatitur për këtë adresim, që është edhe publik, dhe mes jush në spitalin Onkologjik, mu kujtuan fjalët e një prej heronjve të mjekësisë Besim Elezi që “as në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Evropës.
Sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishiom dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është një më shumë se problem, është hall i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, ta përdorësh uniformat si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçin e të sëmurëve është krim jo kundër tyre, por edhe kundër njerëzimit.