Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.
Presidenti Elez Gjoza i ka hequr të drejtën peshëngritëses së Teutës, Enkileda Carja, të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Shtangës.
Trajnerja e sportistes, Eglantina Kalemi, ka njoftuar se Enkileda nuk ka marrë pjesë në Evropianin U-20 që po zhvillohet në Poloni, pasi federata nuk ka fonde për 16-vjeçaren.
“Shumë i pazakontë për ne ky Europian i sotëm, ku nuk jemi në Raszyn Poloni por, garojmë me veten në palestrën e kombëtares.
Sot Enkileda Carja 16-vjeçarja duhej të ngjitej në podium si kampione Europe për U20 në stilin e shkëputjes me 90 kg”, shkruan trajnerja Eglantina Kalemi në “Facebook”.
Ndërkohë, vetë federata e ka hedhur poshtë këtë deklaratë, duke thënë se Carja, nuk e meritonte të merrte pjesë në këtë Evropian, për shkak të një gare kontrolli zhvilluar një muaj më parë.
Duket se sportistja është “bërë kurban” për shkak të mosmarrëveshjeve mes federatës, trajneres së saj dhe shefit të klubit “Teuta”, Kreshnik Leka.
Statusi i Federatës së Peshëngritjes: