Që futbolli në Elbasan po kalon një periudhë krize, kjo dihet prej kohës. Askush nuk di të ngrejë apo të shtrojë problemet e skaudrës verdheblu, e cila tashmë po kalon periudhën më të errët të saj. Por në qytetin që është një “djep” i sporteve, tashmë të gjitha llojet e sportit janë katandisur si mos më keq. Këtë herë është ekipi i vajzave të volejbollit në Elbasan që ngrenë zërin pasi janë lënë në mëshirë të fatit nga të gjithë.
Ja çfarë shkruan një lojtare mbi këtë problem në profilin e saj zyrtar në “Facebook”:“Ja si “katandisen” sportistët që përfaqësojnë ngjyrat verdhëeblu..!! U bën plot 10 vite që ne mundohemi të perfaqësojnë denjësisht qyetin tonë…Dhe mund të them me plot gojën që ja kemi arritur..!! Por, ҫfare kemi marrë si shpërblim? Asgjë.. Ahh joo harrova, kemi marë GENJESHTRA pa fund… Epo të dashur “sportdashës” kështu nuk ja vlen, fundja pasioni i kultivuar prej kaq shumë vitesh këtu arriti limitin..!! Nuk mund ti biem më në qafë familjeve apo të kërkojmë sponsor sa herë kemi nevojë. Kur ju nuk na vlerësoni dhe ne të njëjtën gjë do të bëjmë..!!”, ishin fjalët e një volejbollisteje që ka përmbledhur pakënaqësinë e të gjithë skuadrës.