1 qershor 2015 – Një gomar i ngordhur dhe me barkun e çarë është nxjerrë nga Liqeni Artificial i Tiranës.

Punonjësit e Bashkisë e kanë nxjerrë kafshën e ngordhur ditën e sotme, vetëm pak orë më parë.

Fotoja është publikuar në Facebook nga faqja e njohur "Jeta Osh Qef", dhe po komentohet gjerësisht si diçka skandaloze.

Nuk dihet se prej sa kohësh gomari ishte brenda në liqen, dhe si kishte përfunduar aty.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/