Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit.
Burime nga blutë e qytetit bëjnë me dije se “rreth orës 18:10, një automjet me drejtues shtetasin D. D., ka përplasur një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar”.
Si pasojë e përplasjes, i aksidentuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën asistencën e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në lagjen Nr.14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. D., ka përplasur një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





