Gazetari Artan Hoxha ka treguar një rast që tha se ishte i fundit ku nënvizoi se Porti i Durrësit është një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Ai ngriti pyetjen dhe dyshimet se si ka mundësi që skaneri shqiptar në Portin e Durrësit që është 10 vjet më i ri se skaneri italian nuk i kap ngarkesat e drogës në kamionë gjatë skanimit që i bëhet para se të nisen për në Itali.

Hoxha përmendi rastin e kapjes së rreth 1.5 ton kanabis në Itali, pasi kishte kaluar nga porti i Durrësit. Rasti është regjistruar në vitin 2016.

Gjatë kontrollit në skaner, punonjësit e kompanisë private Rapiskan, sinjalizuan se dyshohej se në kokën e trajlerit ishte fshehur drogë. Dogana kontrolloi kokën e trajlerit, por aty u gjetën vetëm ushqime të shoferit.

“Ndërkohë, kur u skanua në Itali u gjet në trajler 1.5 ton drogë. I vetmi i ndëshkuar nga kjo histori është doganieri që kontrolloi kokën e trajlerit”,-tha Hoxha.