Teuta, nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, arriti të renditej në vendin e parë, duke u shpallur kampione e Shqipërisë. Tashmë, Martini ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri.
Në kampin durrsak, pritet të zbarkojnë disa futbollistë.Shorti i Ligës së Kampioneve do të hidhet më datë 15 qershor dhe deri atëherë, duhen vënë piketat për lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.
Drejtuesit e klubit do të nisin nga puna për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe konkurruese.Bordi drejtues i Teutës do të nisë nga puna për përforcimin e skuadrës, pasi për sezonin e ardhshëm, synojnë të ndërtojnë një skuadër me perspektivë dhe konkurruese për të dy frontet: kampionat dhe Kupë.
Nuk priten shume ndryshime rrënjësore te kontigjenti i lojtarëve.Flitet që aktualisht po punohet për përzgjedhjen e disa futbollistëve cilësorë, të cilët do të jenë pjesë e Teutës.
Një pjese të mirë të lojtarëve u ka përfunduar kontrata dhe presin të diskutojnë me presidentin për të mësuar të ardhmen e tyre. Burime nga skuadra durrsake theksojnë se do të ketë disa lojtarë, të cilët për sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e ekipit të Teutës, por baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime.
Lojtarëve të cilëve u ka përfunduar kontrata me skuadrën durrsake do të takohen me drejtuesit më të lartë të klubit, për të diskutuar mbi të ardhmen e tyre.
Elementët që do t’i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos verore po marrin një vëmendje të madhe nga drejtuesit, të cilët pritet të afrojnë lojtarë me eksperiencë.
Mësohet se Teuta po pret përfundimin e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, pasi ka piketuar dy-tre lojtarë kuqezi, emrat e të cilëve mbahen sekret, edhe pse deri më tani është lakuar si përforcim Kallaku.





