Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, ku gjatë fjalimit të tij nuk kanë munguar batutat me një prej të rinjve në sallë, por dhe ironitë ndaj Lulzim Bashës pas shkëmbimeve të vazhdueshme me këtë të fundit në rrjetet sociale.
Në një moment humoristik, Rama iu drejtua një prej të rinjve në sallë duke ironizuar qëndrimin e tij.
“I ka fut kokën mu afër qafës një shoqes së vetë dhe vetëm i flet. S’ka pas ku me e kap tjetër dhe e ka gjetur rastin këtu. Po mirë në rregull. Të gjitha bashkë. U trashëgofshi, po edhe po u trashëguat…për çfarë m’i ngre ato dy gishtat, apo për të treguar se jeni dy? Do jesh i Lulit ti, ke ardhur për të parë atmosferën. Shumë mirë ke bërë. Karrige nuk mund të kesh ti, do rrish në këmbë, për t’u ulur ulemi vetë ne. Bashkëpuno me ne dhe do e gjesh një karrige edhe ti? Janë bërë si zogjtë e korbit se i ka lënë Luli rrugëve, duan karrige”, u shpreh Rama drejt të riut.