Të qëllosh rezultatet e sakta ndodh shumë rrallë dhe nuk është e gjitha fat, por lidhet edhe me njohjen e ekipeve dhe psikologjisë së futbollit pa dyshim.
Mbrëmjen e djeshme u luajtën ndeshjet e Uefa Champions League për fazën e grupeve dhe një i ri nga Shqipëria ka qëlluar në kokë rezultatin e tre prej tyre, shkruan JOQ.
Në skedinë parashikohet:
Juventus-Olympiacos 2:0
Anderlecht-Celtic 0:3
Sporting-Barcelona 0:1
Dhe gjejeni çfarë? Parashikimi i të riut ishte i saktë, ai ka luajtur 600 lekë të reja për 4.8 milionë të vjetra.
Më poshtë foto nga skendina:





