Të gjithë kemi tentuar të kapim ndonjë skedinë “të majme” dhe ka plot nga ata që mund të mburren se të paktën një herë në jetë kanë kapur një skedinë të fortë, deri te milioni apo më lart.

Megjithatë, kush mund të mburret në botë se ka kapur 181 mijë paund me vetëm një paund bast? Mund ta bëjë tashmë një anglez, i cili fundjavën e shkuar luajti një skedinë te kompania e njohur William Hill dhe me një paund ka fituar plot 181.570 paundë, thuajse 240 mijë euro, për ata që e kuptojnë më mirë me këtë monedhë.

Skedina e çmendur, e publikuar nga vetë William Hill, përmban baste të parashikueshme, sifitoret e Portos, Genkut, Shalkes e Standard Liezhit, por edhe baste pak më të ndërlikuar, deri te baste të çmendura si ai për Eibar- Malaga, ku duhej të shënonin të dyja dhe ndeshja të mos mbyllej në barazim.