Një problem i madh ka nisur mes një çifti në Durrës, ndërsa i dashuri i ka gjetur vajzës një biletë sporti, më saktë fletë lotoje, në ambientet e shtëpisë së saj. Se si ka përfunduar kjo skedinë në shtëpinë e vajzës, ajo vetë nuk di t’i japë përgjigje, por kërkon ndihmë nga të gjithë që të gjejë se cili është personi që e ka vënë, ose të paktën, nëse është e mundur, të zbulohet pika e bastit.

Që prej momentit që i dashuri ka parë skedinën, ka nisur dyshimet e ashpra ndaj të dashurës dhe e akuzon atë se e tradhton. Mesazhdërguesja shprehet se jeton në Durrës, në një shtëpi bashkë me të ëmën dhe me vajzën e saj, ndërsa siguron se nuk ka asnjë mundësi që biletën ta ketë lënë në banesë i ati i fëmijës, i cili ka shkëputur marrëdhëniet me ta prej kohësh.

“Përshëndetje ..mund t’ju kërkoj një nder në lidhje me diçka idiote? A mund të gjejmë dot personin ose të paktën vendin ku është vënë një biletë sporti ? Dhe pse mund t’ju duket qesharake, mes meje dhe të dashurit tim ka plasur një sherr i madh për një biletë që u gjet në shtëpinë time .. mendova që duke e nxjerrë këtu ai që e ka vënë, do bëhet i gjallë ose të paktën për të gjetur loton ku ndodhet sa për t’i mbushur mendjen këtij që nuk ja dredh me njeri … dhe që bileta mund të ketë 100 mënyra se si mund të ketë përfunduar në shtëpi … anonim ju lutem”, shkruan vajza nga Durrësi, duke shpresuar në ndihmën e atyre që po lexojnë mesazhin e saj.

/JOQ