Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke publikuar në Facebook disa nga përfitimet që fermerët kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, fondi në dispozicion 10 mln dollarë,” thuhet ndër të tjera në videon e shpërndarë nga kryeministri.

“MIRËMËNGJES

dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë.”