Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, është kjo një skemë e re që do të aplikohet në Britani, për të nxitur përmirësimin e sjelljes në burgje.

Ministria e Drejtësisë në Britani është duke shqyrtuar që të shpërblejë të burgosurit për sjelle të mirë, duke i dhënë atyre më shumë privatësi dhe liri.

Disa nga shpërblimet e tjera do të jenë që të burgosurit të lejohen të gatuajnë vetë ushqimet e tyre, të bëjnë dush kur të duan si dhe do të kenë norma më të larta shpërblimi.

Vitin e kaluar, numri i sulmeve në sistemin e burgjeve arriti në 34,000, një rekord të lartë ndaj ky ndryshim i politikave vjen për shkak se sulmet ndaj stafit u rritën me 21 % ndërsa sulmet ndaj të burgosurve u rritën me 15%. Politika e re do të hyjë në fuqi në janar, tha Ministria e Drejtësisë.