Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave.

Në fjalën e tij, Gonxhja u ndal dhe te skema e të vetëpunësuarve, të cilët i faturojnë shërbimet e tyre te kompanitë që punon më parë, duke dëmtuar shumë faktorë të njëpasnjëshëm deri te pensionet.

“Kemi dhe një problem tjetër që është shumë i rëndësishëm. Të vetëpunësuarit dalin me bindje nga shumë kompani, vetëpunësohen dhe nga ky status i ri, ata faturojnë shërbimet të cilat deri pak më kohë i kryenin drejt këtyre kompanive, duke shmangur tatimet dhe detyrimet për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Kjo prek shumë prej skemave e cila dëmton dhe arkën e shtetit

Është një pjesë që duhet të punojmë shumë fortë me Drejtorin e Tatimeve që kjo gjë të ndalohet. E kam fjalën për profesione shumë të rëndësishme me paga të larta, të cilët fshihen pas këtyre skemave dhe ndikon te pensionet. Është një bashkëpunim i frikshëm, sepse është i gjallë dhe ndodh mes njerëzve që punojnë bashkë. Ata janë duke bashkëpunuar për të dëmtuar jetët e tyre dhe të gjithë skemën që ne bazojmë politikan tona sociale”, u shpreh Gonxhja.