65 mijë fermerë përfituan mbështetje nga Skema Kombëtare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, informoi se ka përfunduar sot shpërndarja e mbi 20 600 kartave të cilat mundësojnë disbursimin e 4.5 milion litra nafte për të gjithë aplikuesit në skemën direkte të mbështetjes në të gjithē Shqipërinë.

Denaj tha se, “falë aktit normativ me 1.8 miliard lekë, u mundësua mbështetje e plotë me 65,000 përfitues”.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është në vitin e tretë të zbatimit të skemës mbështetëse naftë pa taksa për bujqësinë, duke i ardhur në ndihmë fermerëve për uljen e kostove të prodhimit.

Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë lekë.