31 tetor 2015 – Një tjetër skemë mashtrimi me barnat është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës e koduar “Farmacitë 2”. Në kuadër të luftës kundër informalitetit, policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 14 persona të cilët dyshohet se kanë falsifikuar recetat e ilaçeve. Mësohet se mes të shoqëruarve janë disa pronarë dhe administratorë të farmacive në kryeqytet.

Dyshohet se ata kanë përfituar nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme duke falsifikuar receta mjekësore, dhe disa të tjerë akuzohen për evazion fiskal. Mësohet se në krye të kësaj skeme mashtrimi qëndron Nadir Çausholli, administratori i depos farmaceutike ‘Omega Pharma’. Organi i akuzës njofton se janë katër farmaci të cilat kanë falsifikuar recetat mjekësore. Bëhet fjalë për farmacitë Lundër, Nutrimed 2012, Bërxhitë, dhe Adelina.

Përveç këtyre farmacive procedimi është zgjeruar edhe tek aktiviteti i disa farmacive të tjera, të cilat rezultojnë të kenë përfituar vlera të larta rimbursimi përsa i përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti. Gjithashtu, ka rezultuar se medikamenti mjekësor ketosteril është një medikament për të cilin të drejtën e importit e ka depoja farmaceutike “R… F”, thotë Prokuroria. Ky medikament jepet për diagnozën ‘insuficencë kronike renale’.

Nga hetimet rezultoi se pjesa më e madhe e farmacive që kanë lëshuar receta fiktive janë furnizuar nga depoja farmaceutike ‘Omega Pharma Group’.

Të shoqëruarit janë:

1-Nadir Çausholli (administratori i depos farmaceutike ‘Omega Pharma’)

2-Fisnik Kollçkaku (drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014)

3-Valbona Kraja (shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group”)

4-Arjola Pipera (punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group”)

5-Ela Malaj (drejtuese teknike e farmacisë “Alice”)

6-Mariela Përnoci (administror dhe drejtues teknikë të farmacisë “Express”)

7-Arbi Teqja (drejtues teknikë të farmacisë “Express”)

8-Arbër Theraska (drejtues teknikë të farmacisë “Express”)

9-Erind Hajdari (drejtues teknik i farmacisë “Farmacia nr.6 ”)

10-Ornela Plepi (Administratore dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi”)

11-Violeta Bejko (magaziniere në Drejtorinë Rajonale të Fondit)

12-Tasim Toci

/portali DurresLajm/